Edhe pse hyri në shtëpinë e BBV pa rrjete sociale, me vetëm një llogari në Facebook, çështja e Instagramit të Luiz Ejllit solli shumë polemika jashtë shtëpisë së BBV, duke përfshirë miqtë e familjen e tij.
Ndërsa, më në fund Luiz Ejlli e ka llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duket se shpesh përballet me probleme teknike. Vetëm së fundmi, këngëtari ka aritur të verifikohet në Instagram, duke marrë “tick-un e famshëm blu”, rast të cilin ai me humor e festoi duke ngjyrosur dhe flokët e tij në ngjyrë blu.
Mirëpo, me sa duket festa ka zgjatur pak, pasi pak më parë Luizi ka lajmëruar se simboli i verifikimit në rrjete sociale ka ikur sërish. Përmes një video që ka postuar në Instastory, pranë një pishine blu, Luizi ka thënë “Iku tick-u blu, më thanë që do kthehet prapë. Instagrami nuk do të më njohë, po rëndësi ka që më njihni ju. Kush e do tick-un blu të vijë këtu se është pishina blu”
Ndërsa ende nuk dihet çfarë mund të ketë ndodhur me Instagramin e Luizit, stafi i tij i menaxhimit është duke punuar lidhur me këtë problem teknik.