Heidi dhe Romeo kanë dhënë puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin. Gjatë interpretimit të shfaqjes teatrale “Romeo dhe Zhulieta BBV”, Heidi dhe Romeo kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë.
Pak pas këtij momenti, fansat e Olta Gixharit kanë rikujtuar puthjen në buzë të Oltës dhe Deas në shtëpinë e BBV2, ku shkruajnë “Asnjë puthje tjetër, nuk e superon këtë”.
Këtë postim e ka shpërndarë edhe Olta Gixhari ku shkruan “Gëzuar ditën e dashurisë! Dashuri paçi kudo”, ndërsa këtë postim e ka shpërndarë edhe Dea, e cila shkruan: “Gëzuar yje”