Atalanta dhe Luixhino janë zyrtarisht një nga çiftet çerek-finaliste të DWTS. Gjithashtu, çifti ka fituar zemrën e publikut me energjinë e tyre mjaft solare dhe performancat e tyre.
Duke qenë se fansat e tyre sa vijnë e shtohen në numër, një fans duket se ka bërë një surprizë mjaft të mirëmenduar për çiftin, në mënyrë që askush mos t’i “marrë mësysh”.
Në sallën e provave të DWTS, ka mbërritur një tufë plot e përplot me hudhra për Atalantën dhe Luixhinon, së bashku me disa bluza dhe kapele me foton e tyre prezantuese të DWTS dhe kodin e tyre.
Epo, me surprizën nga fansi, e sigurt është që çifti të premten është i mbrojtur nga “syri i keq”. 🙂
Kujtojmë se çifti ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e BBV3, ndërsa ende nuk dihet nëse do t’i kemi apo jo pjesë të shtëpisë më të famshme në vend.