Një nga ish konkurentet më të komentuara të gjithë edicioneve të “Për’puthen”, Ana Lleshi, ka ngritur dyshime se mund të bëhet pjesë e BBVK3 sonte.
Jo vetëm kaq, por Ana thotë se ka marrë vesh se ish bashkëshorti i Drenushës, Atilla, do të rikthehet sërish sonte në shtëpinë e BBVK3.
“Çfarë më tha zogu te veshi që do rikthejnë Atillën sonte në BBVK. Komisioni i Pavarur i Mediave, më lejoni t’iu them që jeni një dështim”, shkruan Ana, ndërsa shton se do të ketë hyrje të reja sonte, gjë që ka ngritur dyshime se ajo vet do të bëhet pjesë e formatit.