Situatat në ‘Big Brother Vip Kosova’ sa vijnë e bëhen më interesante. Alba është një nga vajzat më simpatike të këtij edicioni, e cila ka fituar ‘zemrën’ e 3 banorëve, Azemit, Ganias dhe Lumbardhit.
Mirëpo edhe pse e ka shprehur më herët se me asnjë prej tyre nuk mund të ketë për momentin asgjë më shumë se miqësi, Azemi ka bërë hapin e tij. Teksa ishin shtrirë në sallonin e shtëpisë, ai po i shprehte asaj ndjenjat e sinqerta që ka për të, ndërsa Alba nuk bënte asnjë reagim por e dëgjonte dhe shikonte me vëmendje.
“Kurrë në jetë se kam pas këtë ndjenjë. Lojë nuk e shoh këtë gjë”, është shprehur ai.
A do të lindë apo jo një ndjenjë mes tyre këtë do e shohim në ditët në vijim.