Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej kohësh për një lidhje, por edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar hapur, fotot e tyre së bashku dhe detajet e tjera nuk kanë lënë vend për dyshime.
Megjithatë, dyshja duket se ende nuk i kanë bërë gjërat familjare, të paktën kështu ka lënë të kuptohet babai i Capital T, Agim Ademi.
Në një intervistë për emisionin “Hambari”, në Kanal 10, Ademi tregoi se djali tij nuk ka sjellë ndonjë vajzë në shtëpi.
“Ne nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që kanë dalë disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjejë gjithçka mbi jetën e tij që unë e mbështes deri në fund” -u shpreh Ademi.