Ish opinionistja e BBV1, Balina Bodinaku, ka vazhduar të jetë aktive edhe këtë sezon të tretë të BBV përmes komenteve në rrjetet e saj sociale.
Herë pas here, Balina ka hedhur ‘kunja’ kundrejt produksionit, duke vendosur në pikëpyetje votimin e publikut dhe duke aluduar (indirekt) se zgjedhjet bëhen nga produksioni.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë, me zgjedhjen e Romeos si lider nga votat e publikut, duke e lidhur kështu me ndarjen nga Heidi.
“Publiku paska dashur që Romeo të ndahej nga Heidi për ta bërë të preferuar. Interesante!”