Të ftuar sot në “Cherry on Top” kanë qenë Sara dhe Bardhi, ku ndër të tjera Sara ka marrë edhe propozimin për martesë.
I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar Sarës ndërsa të ftuarit në studio dhe Bora janë emocionuar shumë.
Mirëpo, përzgjedhjen e unazës që Sara mori nga Bardhi, nuk e ka bërë vet këngëtari, por moderatorja e “Cherry on Top”, Bora Zemani.
Këtë e ka treguar vet Sara përmes një postimi, ku shkruan: “Borushi mirë papuçet e vockla të bebit, por na dha dhe një tjetër kujtim të bukur, duke zgjedhur personazlisht unazën time (se çunat s’marrin vesh) Faleminderit @borazemani”
Postimin e Sarës e ka ndarë dhe Bora, teksa shkruan: “Vetëm jetë të lumtur ju uroj të dyve. Sigurisht, me qershinë mbi tortë që është bebi. Shumë urime për dy gëzime”