20 vite karrierë e Alban Skënderaj e mbushur me muzikë shpirti – e gjitha e mbledhur në një koncert të quajtur “Motiv”, dedikuar këngës që e bëri atë të njohur për publikun shqiptar në “Top Fest 1”.
Koncerti u mbajt mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” dhe ishte i tejmbushur me njerëz, ku njerëz publikë e jo publikë u bënë të gjithë bashkë për të shijuar muzikën e këngëtarit.
E pranishme ishte dhe moderatorja Arbana Osmani me bashkëshortin dhe prindërit e saj, të cilëve iu ka dedikuar edhe një prej këngëve më të dashura të Alban Skënderaj, “Unë dhe ti”
“Himni i dashurisë, kjo këngë është veçantërisht për prindërit tanë, që na mësuan se dashuria është Forca.” – shkruan moderatorja në postimin ku duken prindërit e saj të përqafuar duke shijuar këngën.
Dhe po, të gjithë biem dakord që kjo është një nga këngët më të bukura shqiptare që tregon rrugëtimin e dashurisë së vërtetë mes sfidave që vitet sjellin 🥺