Së fundmi, në rrjet po qarkullon lajmi i një projekti muzikor mes Luiz Ejllit dhe Flor Mumajesit. Lajmin e konfirmoi edhe vet Luizi, së pari përmes një fotoje në piano me duart e të dyve, dhe së dyti edhe në një komunikim “live” që pati dje me ndjekësit.
“Besoj në shtator bashkëpunimi me Florin ” – ka thënë Luizi. Gjithashtu ai ka ndarë disa detaje nga bashkëpunimi, duke mos treguar nëse Flori do të jetë pjesë e këngës apo do të qëndrojë në “prapaskenë”.
“Do jetë si një film. Do të shihni dhe një personazh shumë të dashur për ju, që ju e doni shumë…” – ndërsa Kiara ia ka ndërprerë fjalën, duke i thënë që të mos e tregojë. Epo, mendojmë se bëhet fjalë pikërisht për Kiarën, pasi në një tjetër moment, Luizi tregoi se ka qenë në Lushnjë me Kiarën pikërisht për të xhirimet e klipit të ri.
Film? Lushnje? Personazh që publiku e do shumë? Epo, dukshëm jemi duke folur për Kiara Titon!