Këngëtarja e njohur shqiptare, Alma Bektashi, ka hapur zemrën për publikun në lidhje me ndarjen e saj të dhimbshme dhe procesin ende të papërfunduar të divorcit.
Edhe pas tre vitesh nga ndarja me ish-bashkëshortin, ajo po përballet ende me pasojat emocionale të një martese 25-vjeçare që mori fund për shkak të një tradhtie.
Në një intervistë të fundit, Alma shprehu zhgënjimin e saj që divorci ende nuk ka përfunduar.
“Ende nuk ka përfunduar divorci. Është dëshira ime për Vitin e Ri që këtë vit të mbaronte, por ende jo,” tha ajo, duke e cilësuar këtë situatë si një peshë të rëndë mbi shpatullat e saj.
Tradhtia, sipas Almas, ishte një akt që nuk mund të tolerohej, duke përfaqësuar mungesë respekti dhe komunikimi në çift.
“Fillimisht mendon se ke gabuar diku. Çiftet këtu tek ne nuk komunikojnë. Jeta jonë është plot me justifikime, nga ‘po dal me shokët’ deri te ‘po iki të pi një kafe’,” shpjegoi ajo.
E pyetur nëse ekziston mundësia e një marrëdhënieje miqësore me ish-bashkëshortin, Alma u përgjigj prerazi: “Është e pamundur të komunikosh me një narcist. Kjo sjellje egoiste e bën çdo gjë të vështirë.”
Ajo zbuloi se tradhtia e partnerit me një psikologe shumë më të re u bë e ditur përmes portaleve, një moment që e shtyu të marrë vendimin përfundimtar për ndarje.