Ditën e djeshme, gjithë vëmendja e rrjetit shkoi sërish te çifti Luiz-Kiara me momentet mes tyre, të cilat menjëherë u bënë virale.
Luizi, duke parë reklamën e Kiarës, nisi të “ironizojë” me humor mënyrën e saj të të folurit gjatë videos, e më pas e rikrijoi sipas mënyrës së tij. Sigurisht, këto momente shkaktuan shumë humor dhe të qeshura në rrjet. E mesa duket nga kjo, lindi një mënyrë e re për të bërë reklamat dhe për të rritur viralitetin e tyre.
Në videon e radhës, Kiara ka reklamuar produktet për kujdesin e flokut, por zëri që shoqëron dhe përshkruan videon, nuk është më i Kiarës, por i Luizit.
Mënyra e përshkrimit të videos dhe bërjes së reklamës? Një “perlë” nga ato që Luiz Ejlli di më së miri t’i bëjë, plot humor dhe të veçanta. Ndiqeni reklamën e re nga “LuKi”! 🙂
Si ju duket mënyra e re e reklamimit të produkteve nga çifti? Më mirë reklama veç apo të dy bashkë?!