Disa ditë më parë, u zbulua se do të ketë një edicion Big Brother All Stars ku 3 fituesit kanë konfirmuar pjesëmarrjen. I pyetur për këtë nga Aulona Musta, Jul Deda tha se është diskutuar edhe brenda shtëpisë diçka e tillë, por nuk mendon që do të ketë. Gjithsesi, në rast se vjen ftesa, Juli s’e përjashton mundësinë për të thënë “po”.
Jul Deda: E kemi diskutuar edhe brenda ne atje, “po sikur, po sikur, po sikur”, por unë besoj që me kaq pak Big VIP që janë bërë, 3 janë bërë, nuk besoj që do të ketë.
-Që do të ketë do të ketë, por ti do të futeshe apo jo?
Jul Deda: A do të futesha unë te një All Stars? Shihe, unë kam thënë aty brenda që kjo ishte një eksperiencë unike që unë e kam shijuar me të mirat dhe me të këqijat e saj dhe nuk do të doja që një tjetër të ma zëvendësonte këtë. Por që kurrë mos thuaj kurrë, nëse do të ketë një kast interesant, po, mbase, nuk e përjashtoj por që deri në këto momente nuk dua ta zëvendësoj këtë që më ka lënë kjo.
Në fund të intervistës që zhvillohet në një bar, Juli u pyet edhe për vizitat e shpeshta në Top Channel përtej intervistave dhe duket se logoja e televizionit ku do ta shohim, është thuajse e përcaktuar nëse gjithçka shkon mirë.
Pas 4 muajsh e gjysmë në Big Brother, unë e shoh veten të lidhur edhe mentalisht me Topin, edhe para Big Brother-it të them të drejtën, si koncept. 4 vitet e para që i shpenzova kanë qenë vite pasioni, nuk ikin kaq kollaj dhe unë e di shumë mirë sesi funksionon të punosh Top Channel, e kam kënaqësi të punoj në Top Channel siç e kam kënaqësi në Klan, në Vizion Plus apo te Syri, kështu që televizioni për mua është si drogë. Po, kam një marrëdhënie të mirë për momentin dhe po bisedojmë diçka për sezonin e ardhshëm, të shohim nëse biem dakord.