Olta Gixhari ishte një ndër banoret më të komentuara të BBV që lamë pas, si dhe një ndër banoret favorite për fituese!
Aktorja shprehet se eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka qenë unike dhe se forcën e saj të vërtetë e ka mësuar në këtë lojë. E megjithatë, ky format ka një “gabim thelbësor” dhe e gjejeni cili është?! Vet emri i spektaklit!
Sipas Oltës, formati duhet të kishte emrin jo “Big Brother” por “Big Sister”, për një arsye shumë të thjeshtë. Në krye të tij qëndrojnë gra!
“Gjejeni fuqinë brenda vetes dhe mos hiqni dorë kurrë! As unë nuk e dija që isha e fortë, më duhej Big Brother, që në fakt është Big Sister se e drejtojnë disa gra të forta e shumë të mençura.” – është shprehur Olta për Lori dhe Sara Hoxhën në një komunikim “Ask me” me ndjekësit e saj.