Pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajti mbërthyer shqiptarët para ekranit, Big Brother VIP 4 po vjen.
Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha në një formë krejt të veçantë.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4”.
Por se çfarë do të jetë ndryshe këtë vit, kush do të jenë personazhet që shqiptarët do i shohin 24/24 për disa muaj apo kujt do t’i besohet moderimi mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, na mbetet vetëm ta zbulojmë në vijim…