Ndërsa sapo është mbyllur edicioni i tretë i BBV, regjisori i formatit Ergys Lubonja ka dhënë një intervistë ku tregoi se pritet që BBV4 të nisë më herët se zakonisht.
“Besoj se do të jetë më herët sezonin tjetër televiziv, por është për t’u parë. Besoj se do të jetë edhe më interesant, sepse ka 3 shembuj që janë të ndryshëm edhe si kast, edhe si trajtim” – ka thënë Ergysi.
Duket se këtë deklaratë të tij e ka pohuar sot edhe moderatori Ledion Liço.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka zbuluar se BBV4 do të nisë së shpejti dhe se sërish ai do të jetë moderator i edicionit të ri.
“Sezoni i ri vjen shpejt, mirë është të mos shëndoshemi.” – është shprehur Ledioni, teksa ka postuar një foto të tij pas stërvitjes, në përpjekje për të ruajtur të njëjtat linja trupore.