BBVK3 po vjen shumë shpejt – kjo thuhet në promon e reality show-t i cili është publikuar ditën e sotme.
Jo vetëm kaq, por Olsa ka publikuar edhe se si duket studio e BBVK, ndërsa shkruan “ja ndiej vibe-n edhe me drita fikur”.
Nga ana tjetër, reagim ka edhe nga moderatorja e dy edicioneve të shkuara, Jonida Vokshi. Ndërsa ende flitet se kush do të jetë moderator i këtij edicioni, ku përfliten emra si Arbana Osmani e Kiara Tito, Jonida ka postua një foto nga ambientet e “Klan Kosova”, si për t’i dhënë fund aludimeve lidhur me moderimin.
Kujtojmë se këtë edicion, Olsa Muhameti ka marrë pozicion e producentes ekzekutive të BBVK, pas largimit nga TCH.