Bebe Rexha ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit sa i përket jetës private. Kjo pasi ajo u nda nga i dashuri i saj prej tri vitesh, Keyan Safyari.
Ai hoqi dorë nga lidhja, duke i dërguar një mesazh privat në InstaDirect me arsyetimin se po e përfundonte lidhjen ngase ajo ishte shëndoshur shumë. Ajo së fundmi ka udhëtuar drejt shteteve skandinave dhe atyre baltike, ku ka performuar në Suedi dhe Lituani. E teksa publikoi një video nga turneu i saj, Rexha në një moment mund të shihej nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, teksa i mbështetet në krah.