Ditën e sotme, nëpërmjet postimeve në ‘story’ në Instagramin e tij, Luiz Ejlli ka njoftuar përfundimin e një projekti të ri muzikor.
Teksa flitet për publikime të bashkëpunimeve të ndryshme si me Getoarin, Vis Pupën e së fundmi me Klajdi Harunin dhe Brunon, është zbuluar se kjo këngë e fundit do të jetë në fakt, solo.
Kënga e re e ish-fituesit të ‘Big Brother VIP’ do të quhet “Amaneti” dhe thuhet se bëhet fjalë për një këngë ritmike, dedikuar nënës së tij. Titulli i referohet “amanetit” që nëna i lë djalit për t’u kujdesur e për ta dashur sa më shumë partneren e tij në jetë.
Ndërkohë që nuk ka ende ditë zyrtare publikimi, na mbetet të presim të dëgjojmë surprizën e tij të re për të gjithë fansat.