Ndërsa startimi i BBV3 sa vjen e afrohet, aq më shumë shtohen emrat në listën e banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mes shumë emrash që janë përmendur, disa të konfirmuar dhe disa jo, qëndrojnë personazhe mjaft të pëlqyer për publikun.
E megjithatë, emrin e Ronela Hajatit nuk e kishim dëgjuar askund. Por, me sa duket jo vetëm që u lakua si banore e BBV3, por reagimi i saj la të kuptohet që do të bëhet pjesë.
E ftuar në “Më lër të flas”, Ronela është pyetur nga Donaldi nëse do të jetë në BBV3, ndërsa Ronela i ka bërë të njëjtën pyetje Romeos, ndërsa të dy kanë thënë: “Jo, kam frikë”, teksa reagimet e tyre tregojnë të kundërtën.
Kujtojmë se Ronela nuk është aq e panjohur me formate të tilla, pasi disa vite më parë ajo ka marrë pjesë në një format të ngjashëm në Kosovë dhe mund t’a themi me bindje që nëse do të bëhet pjesë, Ronela Hajati do shkaktojë “tërmet” në BBV3.