Menjëherë pas BBV , emisioni “Kepi i Vipave” është kthyer në kryefjalën e momentit, pikërisht për faktin që shumë nga personazhet e BBV do t’i shohim në këtë format nën moderimin e Kiara Titos.
Në këtë format do të diskutohen të gjitha dinamikat e mbetura pezull nga Big Brother ndërsa do të ketë një darkë romantike mes Keisit dhe Kristit si dhe Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë të ftuar specialë në emision.
Kiara Tito ka lajmëruar sot përfundimin e xhirimeve ndërsa burime për VipMagazine , bëjnë me dije se programi do të nisë transmetimin në ekranin e Top-Channel të dielën , më 2korrik.