“A e ke parë veten në pasqyrë?” Ishte ky komenti ofendues që Anita Haradinaj iu drejtua në një bisedë “prime-n” e kaluar Gani Gërmisë, teksa po flisnin për ish-banoren Brikenda Karricaj.
Kjo deklaratë bëri bujë të madhe e u përfol gjithandej, madje Anita u kritikua në rrjete sociale se nuk duhej të bënte një ofendim të tillë.
Mirëpo Anita jo vetëm që nuk është penduar për fjalët që tha, por shprehet e lumtur që “bëri punën” e saj dhe “BBVK” u përfol gjithandej.
“Pishman nuk jam bërë hiç. Madje më vjen shumë mirë që audiencën e kam çuar në maksimum, Big Brother Kosova 2 është komentuar deri në limitet ku nuk kalohet më dhe kjo është puna ime që ta bëj temë Big Brother-in.
Edhe të betohem në atë pyetjen kush është më i preferuari, do të dalë Ganiu pasi në këtë shtëpi kushdo që viktimizohet e sulmohet del më i preferuari.”