Në puntatën e fundit të “Përputhen” u bë e ditur se një prej konkurrentëve është baba i 20 fëmijëve.
Bëhet fjalë për Ardin — sekreti i të cilit u zbulua nga Gridi.
Ardi shpjegoi përballë studios se është baba i 20 fëmijëve në Zvicër, pasi ka dhuruar spermë në disa familje të ndryshme.
E pyetur nga Megi se “si ia ka dalë të bëjë 20 fëmijë“, Ardi tha: “Unë kam punuar në Zvicër në kazino dhe jam përzgjedhur nga 20 familje për të qenë babai i atyre fëmijëve sepse kam vajtur në një klinikë në Zvicër dhe kam dhuruar spermë, pasi burrat nuk kishin mundësi të bënin femijë”.
Më tej Ardi tregoi se nuk është paguar për dhurimin e spermës.
Risia e “Për’puthen” këtë sezon janë sekretet e konkurentëve. Çdo javë tregohet një sekret i tyre dhe janë vet konkurentët ata që duhet të gjejnë se cilit prej tyre i përket.
Deri tani është zbuluar sekreti i Gridit i cili ishte që ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një murgeshë, si dhe sekreti i Kleas e cila ka një djalë 2vjeç, ndonëse ajo është 19vjeç.