Askush nga të ftuarit, personazhe të njohur të showbiz-it, nuk shpëton pa u pyetur në Top Arena: a do të jesh pjesë e Big Brother?
I radhës ishte reperi shqiptar, Big Basta, pjesë e panelit të Top Arena këtë të premte.
I pyetur nga Alesia Bami nëse do të jetë banor i “Big Brother VIP 4”, ai tha që nuk është e konfirmuar, por edhe mund ta konsiderojë.
A është e vërtetë që jeni banori i dytë i konfirmuar banor i Big Brother VIP 4?
Big Basta: Nuk është e vërtetë, nuk jam banor i dytë i konfirmuar, por edhe mund ta konsideroj…