Gazetari Bled Mane është personazhi i cili e ka kritikuar më fort se kushdo moderatoren Kiara Tito.
Që nga deklaratat se ajo kopjon Bora Zemanin në çdo lëvizje, te akuzat për koleksionin e saj të rroba-banjove e deri duke i thënë se as nuk e njeh e as nuk ka imazh.
Teksa nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e moderatores, duket se fansat e saj kanë reaguar për të e deri në mesazhe kërcënuese kundrejt Bled Manes.
Ka qenë vet gazetari ai që i ka shpërndarë këto mesazhe në Instagram, ku ndjekësi i shkruan:
“Ti që shan Kiarën kam për të ta prerë kokën” – mesazh i cili ka vijuar me një telefonatë.