I ftuar në “Wake Up” para pak ditësh, gazetari Bled Mane tha se nga BBV janë 6 personazhe të cilët po bëjnë “namin” me fitime nga reklamat në rrjete sociale, ndër ta edhe Ronaldo Sharka për të cilin u shpreh se fiton mesatarisht 20 milionë lekë të vjetra në muaj.
Lidhur me këtë, ka folur edhe vet Ronaldo Sharka. I pyetur nga Eni Shehu në “Pushime On Top”, Ronaldo tha se nuk e di, këtë e di Bled Mane, duke e mohuar kështu një shumë të tillë.
Ndërsa u pyet nga Eni nëse i deklaron, Ronaldo nisi të thotë me humor që nuk merr lekë nga reklamat e madje as nuk bën reklama, duke mos zbuluar kështu se sa është shuma që fiton në muaj, por nga ajo që kuptohet është që shuma që Ronaldo fiton nga rrjetet e tij sociale është shumë më e ulët se sa ajo që gazetari Bled Mane u shpreh për të.
Deklaratën e Ronaldos, mund t’a dëgjoni këtu: