Blendi Salaj ka deklaruar mëngjesin e sotëm se dëshiron të ketë një fëmijë të tretë. Teksa mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” po komentonin lajmin që Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë, ai zbuloi se së bashku me bashkëshorten po e ‘mendojnë seriozisht që të birësojnë një fëmijë’.
“Unë i kam dy kalamaj dhe me thënë të drejtën janë pak të lodhshëm kalajmjt, po kur i rrit pastaj i vë përpara. Po qejfi, qejfi nëse mund të shprehem kështu na e ka për një të tretë. Po a t’a bëjmë vetë apo t’a birësojmë… Po e mendojmë. Jam duke e manifestuar tani, se nëse e nxjerrim nga shtëpia bëhet më realitet. Mendoj se ka fëmijë që kanë shumë nevojë atje, e pse jo të mos ju bësh një shtëpi, një familje. Pastaj dilema është djalë apo vajzë. Po e mendojmë seriozisht. Mund të bësh mirë ashtu”, tha gazetari i njohur.
Ndërkohë dy moderatoret e emisionit, Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi, u emocionuan nga lajmi që tha Blendi. Madje i thanë që të mos e mendojë këtë pjesën ‘vajzë apo djalë se në momentin që shkon atje do jetë me ndjesi’.