Blerando Lajci, një nga ish-finalistët e “Big Brother VIP Kosova”, ka dhënë një lajm të trishtë pak më parë.
Në një postim në Instagram, ai ka treguar se nuk ka mundur të festojë pas mbarimit të programit, pasi mësoi se gjyshi i tij ka ndërruar jetë kur ai ishte ende konkurrent.
“Pershendetje, ju falenderoj nga zemra per supportin, per perkrajen dhe dashurien qe ma keni jep gjat gjith rrugtimit ne Big Brother. Pa Voten tuaj nuk kisha arrit deri ketu. Sot ne mengjes mora lajmin qe gjat qendrimit tim ne Big Brother kisha humbur gjyshin tim te dashur. Shpresoj te me kuptoni qe me duhet pak koh per familjen time. Se shpejti rrikthet Blerando i juaj me pozitivitet dhe me surpriza te reja! Ju dua Pa fund nga zemra”, përfundon Blerando.”
Mbyll postimin Blerando.