Blero është nga personazhet e njohura shqiptare, jeta private e të cilit ka qenë në fokus të medias dhe publikut gjithmonë.
Së fundmi këngëtari u vu në qendër të vëmendjes me dozat e romantizmit pas konfirmimit të lidhjes së re të dashurisë.
Kush e ndjek në rrjete sociale, e ka parë këngëtarin në xhiro në Europë, veçanërisht në Itali, shtet të cilit i hyri ‘kokë e këmbë’ vetë i dyti. Por, teksa u duk që gjithçka po shkonte mirë në aspektin e lidhjes, një postim i Bleros sonte ka habitur jo pak.
‘Dhe ajo u bë 26 vjeçe. Fund’, është shprehur ai duke ngjallur pikëpyetje.
A mori fund lidhja e re e dashurisë? A ishte ky postim një mesazh i koduar? Gjithçka bëhet edhe më dyshuese nga fotografitë e kohëve të fundit që janë të fshira tashmë.