Blero ka rrëfyer për herë të parë arsyen e vërtetë pse nuk është publikuar podcast-i me Afronën. Duke lënë mënjanë shakatë, ai tha në “The Elite Way” në ATV se nuk i pëlqeu që Afrona e dramatizoi intervistën. Sipas tij, ishte i rëndësishëm mesazhi dhe kjo formë nuk u mirëprit prej tij. Ndër të tjera, këngëtari thotë se podcast-i u realizua “edhe për inat të dikujt tjetër” duke nënkuptuar “bebin”.
Kam shumë respekt për Afronën, edhe për atë kam shkuar në podcast. Kur e pashë që mori një kahje tjetër nuk më pëlqeu. E bëri… ndoshta e dramatizoi shumë. Mora një vendim thashë, unë kam shkuar me qejf të jap një shembull, por ajo në lajmërimin e podcast-it e dramatizoi shumë. Nuk më pëlqeu. Mendoj që nuk e kam pritur që do të jetë kaq e madhe. Ideja ka qenë të japim një mesazh të mirë, është dramatizuar shumë nga Afrona. A del, a nuk del podcast-i nuk e di. Ideja ka qenë për të dhënë një shembull të mirë, por ndërkohë ka qenë edhe për inat të dikujt tjetër.
Blero shtoi se e ka marrë rezultatin dhe impaktin që priste nga lajmi i këtij podcast-i.
Vetë Afrona, gjatë podcast-it me Ronela Hajatin tha se intervista nuk ka dalë “prej keqkuptimeve të vogla, por që mund të zgjidhen”.