Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e spektaklit të “Dancing with the stars Albania”, ndërsa emocionet e pjesëmarrësve, jurisë dhe produksionit po ndiqen që tani.
Ndërsa ata janë duke u përgatitur për hapjen e sezonit në një mbrëmje magjike, siç e kanë quajtur ata vet, nuk kanë munguar urimet nga të afërmit e tyre dhe kolegët.
Kështu, moderatorja Bora Zemani ka marrë një urim mjaft special të mbushur me dashuri dhe jo, nuk është nga Donaldi, por nga babi i saj, për të cilin ajo ka deklaruar se është pika e saj e dobët.
“Borushe, shpirti dhe rrahja e zemrës time, Çeçua të uron suksese dhe mbarësi në fillimin e sezonit të dytë, të cilin ti padyshim e drejton me profesionalizmin tënd të padiskutueshëm. Mbarësi sonte në natën e parë dhe qofsh e bardhë dhe e mbarë në jetë të jetëve ashtu siç e ke emrin shpirti im. Të dua, suksese dhe të puth shpirti im.” – shkruan i ati i Borës, mesazh të cilin moderatorja e ka ndarë në Instastory, teksa shkruan “Babushi im! Jeta ime!”