‘5 herë jo‘ është filmi që do shfaqet në muajin dhjetor në kinematë shqiptare. Bora Zemani dhe Donald Veshaj na treguan më shumë detaje rreth filmit të tyre, projekt për të cilin ata kanë punuar për gati 1 vit.
Filmi është një komedi romantike, që flet për ata të dy, për dashurinë e tyre.
Ja mesazhi i dyshes për publikun:
Ej,Miq! Një ngjarje e bukur për ne nis tani.
Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta. Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh. Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit. Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë. Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.
Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!