Pas suksesit të filmit “5herë jo” duket se Bora Zemani i ka hyrë rrugës së kinemasë, së bashku me partnerin e saj Donald Veshaj.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “E diell” tha:
“Kam përshtypjen se Bora do të përfshihet në një film që do të jetë aksion.Më thirri partneri i vet dhe më tha: “Profesor, do të na duhesh për ca skema”, por refuzova të jem pjesë e filmit, një instruktor dhe këshilltar, për ca skena që do realizohen në film.”
Më tej, Karamuço u shpreh se Bora do të jetë një figurë e jashtëzakonshme në film.