Nicki Minaj është një ndër reperet më të njohura në botë e më të preferuara. Për industrinë e muzikës, reperja ka sjellë një frymë të re sa i takon muzikës “rap”, me zërin e stilin e veçantë.
Ndërsa bota ka një Nicki, Shqipëria ka një Tayna. Edhe reperja Tayna është një ndër të preferuarat në Shqipëri, sa i takon industrisë së muzikës në përgjithësi dhe muzikës “rap” në veçanti.
Por, përveç faktit që të dyja janë repere, çfarë kanë të përbashkët vajzat? Përgjigjja është – stilin e veshjes. Së fundmi, edhe Nicki dhe Tayna kanë performuar në koncertet e tyre me stil të njëjtë veshje.
Fustanet e zeza e të stërmëdha të repereve, kombinuar me geta të zeza, ndërsa janë duke kënduar në skenë, nuk i kanë shpëtuar fansave të Taynës, të cilët menjëherë i kanë bashkuar dy personazhet, duke e kthyer foton në një nga më viralet e ditës.
Të dyja duken yll, por pyetja si gjithmonë është – kujt i shkon më shumë? 🙂