Ish konkurrenti i Big Brother Olsi Klosi ka humbur të atin.Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit.
I ati i tij prej kohësh ka pasur një gjendje të ngarkuar shëndetësore ku në dia postime Olsi ka treguar se është në spital. ‘Unë do të jem përgjithmonë i vogli jot, ti do të jesh përgjithmonë mbreti im. Ma thyve zemrën. Bota për mua nuk ka më ngjyra. U prefsh në paqe shpirti im.’
Personazhe publik dhe jo vetëm i kanë shprehur ngushëllime Olsit në këto momente të vështira.