Ilda Bejleri është një nga prezantueset më të pëlqyera të ekranit. Gjithmonë hermetike lidhur me jetën e saj private, Ilda e ka mbajtur gjithnjë partnerin e saj larg vëmendjes së mediave.
Mbrëmjen e djeshme, prezantuesja ka festuar mes familjarësh, miqsh e kolegësh ditëlindjen e parë të vajzës së saj, Siena.
Mirëpo, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen në rrjet, ka qenë pamjet e Ildës me partnerin e saj, të cilët deri më sot nuk i kishim parë asnjëherë krah njëri-tjetrit. Partneri i Ilda Bejlerit është biznesmeni i njohur shkodran, Ardit Kraja. Çifti duket shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit duke festuar për dashurinë dhe ditëlindjen e vajzës së tyre.