“Në kuadër të dashurisë” është filmi që prej muajsh po pritet nga publiku, premiera e të cilit do të mbahet në muajin tetor. Dy protagonistët e filmit janë Olta Gixhari e Luiz Ejlli, teksa pjesa tjetër e kastit përbëhet nga aktorë të vjetër, të rinj e personazhe publikë.
Ndërsa xhirimet e filmit tashmë janë mbyllur, vazhdimisht kemi parë copëza skenash të filmit.
E meqe jemi brenda skenave të filmit, “Xl Social Media” sjell për ju disa pamje direkt nga xhirimet.
Edhe pse të martuar, skenat intime të Olta Gixharit dhe Luizit nuk do të jenë kaq të nxehta sa ato të Olta Dakut dhe Ylber Bardhit, brenda makinës së policisë ku Olta shfaqet me uniformën e policisë veshur.
Pamje të tjera vijnë nga Sara Hoxha në rolin e motrës së Olta Gixharit dhe mes Roerd Toces, e cila do të jetë një tjetër histori dashurie në film si dhe skena të ditës së fundit të xhirimeve me Luiz Ejllin.