Olta Gixhari ka qenë sërish në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas fotove të vazhdueshme që ka postuar.
Ajo është komentuar shumë në rrjet për poza provokuese dhe pikante, edhe pse sapo është bërë sërish nënë dhe nuk i shkon kjo sjellje, sipas komentuesve.
Së fundmi, Olta ka postuar foto nga shtrati teksa po ushqen Zeon, djalin e saj të vogël me gji, ndërsa Amari është në anën tjetër.
“Jeta ime në një foto” – shkruan Olta, ku nuk ka munguar as një koment nga një ndjekëse që shkruan: “Po burrin që t’i ka bo ku e ke…”, ndërsa menjëherë aktorja nuk e ka kursyer përgjigjen: “Burri ka bo super shkrepje siç e sheh”, duke treguar se fotot e shumë-komentuara Oltës ia bën vet bashkëshorti i saj.