Sezoni i ri televiziv është shumë afër dhe Top-Channel po bëhet gati për gjithë surprizat e reja që do të sjellë shtatori.
Ndërsa gjithë vëmendja e publikut mbetet te formati më i suksesshëm i këtij televizioni, “Big Brother Vip Albania”, thuhet se ai do të fillojë në janar të 2024. Deri atëherë, kemi disa programe të tjera, të cilat do të risjellin në ekran figura publike shumë interesante.
Programi që ka vëmendjen më të madhe aktualisht është “Dancing with the stars Albania 2” , për të cilin thuhet se disa personazhe shumë interesantë do t’i bashkohen sfidës së kërcimit të yjeve, ndër to emra si: Eni Shehu, Enxhi Nasufi, Sara Karaj, Fjodora Fora e së fundmi edhe Efi Dhedhes.
Spektakli do të jetë nën moderimin e Bora Zemanit sërish, ndërsa Eno Popi në “Gold Room” do të zëvendësohet nga Megi Pojani, finalistja e edicionit të shkuar të “DWTSA”. Për sa i përket jurisë, Valbona Selimllari ka pohuar se do të jetë sërish pjesë, teksa dhe balerinës Lori Bala edicionin e shkuar i është bërë zyrtarisht ftesa për të qenë pjesë e saj.
Një tjetër konkurrente që thuhet se do të jetë pjesë e formatit, është Kiara Tito. E meqë jemi te Kiara Tito, burime nga korridoret e Top-Channel thonë se këtë vit, moderatorja do zëvendësojë Bora Zemanin në emisionin ditor “Për’puthen”. Prej kohësh, moderatorja ka shprehur dëshirën për moderimin e emisionit dhe duket se më në fund i erdhi mundësia, tashmë që vendi është i lirë.
Nga ana tjetër edhe Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen” është shprehur se është shumë e kënaqur nga bashkëpunimi me Kiara Titon në “Kepi i Vipave” , bashkëpunim ky i cili me sa duket do të vazhdojë edhe më gjatë. Sa i përket programit, do të “rifreskohet” edhe me opinionistë të rinj, pasi Arjan Konomi e ka lënë që në sezonin e shkuar rolin e tij si opinionist, ku zëra thonë që i është shkëputur kontrata me televizionin Top-Channel pas komenteve të tij për dy opinionistët e BBV, Arbër Hajdari e Zhaklin Lekatari.