Pak ditë më parë në një intervistë, Capital T u shpreh se është i dashuruar, në një lidhje ku ndihet i kënaqur dhe i bekuar dhe tregoi dhe lidhur me planet e tij për martesë.
Edhe pse Capital nuk e zbuloi emrin e partneres, la disa detaje që të mund të nënkuptohej. Të gjithë prej kohësh tashmë mendojnë se Capital dhe modelja Adrola Dushi janë në një lidhje prej vitesh. Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, të dy e kanë nënkuptuar.
Kështu, reperi u shpreh se partnerja e tij është gjithë kohën me të në koncerte dhe në momente të rëndësishme për të dhe gjejeni pak, kush shfaqet kudo ku është Capital? Pikërisht Adrola.
Edhe në mbrëmjen e djeshme, në një festë të Capital për koncertin e tij të dytë recital “Time Capsule 2”, që do të mbahet në Prishtinë, ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit, mes tyre edhe Adrola.
Si një yll i vërtetë, Adrola thuhet se ka mbajtur gjallë festën si “zonjë shtëpie”. Ajo gjithashtu, ka postuar në Instastory foto të saj, ku menjëherë i ka shpërndarë edhe Capital T.