Eduarti dhe Arbana ditën e sotme kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Celebrimi u mbajt në kishën historike në Toskana dhe si e bëmë me dije më parë,të ftuarit nuk mund të postonin asgjë në rrjetet e tyre sociale,duke e mbajtur kështu në privatësi të plotë ceremoninë.
Këtë na e ka konfirmuar edhe Ylli Limani,që ka qenë i ftuar. Megjithëse nuk ishte e lejuar,Ylli nuk ka rezistuar dot pa postuar një copëz nga ceremonia,të vetmen që i kishin lejuar.
Me një foto të luleve,Ylli Limani ka shkruar se ceremonia ka qenë shumë e bukur dhe se nuk e kishin lejuar të postonte asgjë,përveç luleve.
Por,ajo çfarë të gjithë jemi kuriozë gjithmonë në një dasmë,është fustani i nuses.
Megjithëse,nuk e kemi një foto të Arbanës e veshur me fustanin e bardhë,organizatorja e ceremonisë,Marcela Lati na ka zbuluar disa detaje përmes një fotoje.
Vetëm kaq u desh që të zbulohej fustani që Arbana ka veshur në ceremoni dhe për të gjithë ju që jeni kuriozë, ja si duket.
E vetmja gje që na mbetet tani është të shohim si duket Arbana e veshur me këtë fustan!