Personazhet e showbiz-it janë ata që e vuajnë më shumë “sëmundjen” e rrjetit dhe ata që nuk gjejnë kurrë rehat nga komentet: kur ke shtuar disa kile, “sa je shëndoshur”, kur i ke hequr (dhe mezi i ke hequr), “sa je dobësuar”.
E fundit “viktimë” e rrjetit është Rozana Radi, e cila, sot ka folur për herë të fundit me ata që ajo i quan “minjtë e tastierave”, sepse, siç shkruan ajo, pas kësaj do t’i bllokojë të gjithë ata që shkruajnë komente dashakeqëse dhe nuk ka pse u jep asnjë shpjegim për ndryshimet në trupin e saj.
Sot, ndërsa poston një video duke dalë nga pishina, Rozana është përballur përsëri me lumë komentesh për peshën e saj. Ajo thotë, mes të tjerave, se ka vuajtur shumë për të pasur fizikun që ka sot, edhe me ndihmën e miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj, megjithatë shikon se komentet negative nuk kanë të ndalur.
“Përpara dy vitesh kam bërë një shkrim për të gjithë ju “minjtë e tastierave”, që më shkruanit “je shëndoshur”, “si del kështu” etj., etj. Po kaloja një periudhë shëndetësore jo të mirë dhe qetësinë e gjeja tek ushqimi. Pasi çfarë nuk lexova për linjat e trupit tim të mbushur dhe pasi u largova nga njerëz që vetëm të më shikonin që blija një çantë, s’i zinte gjumi natën, vendosa të merrem me veten time”, – shkruan Rozana mes të tjerave duke falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe e kanë mbështetur në përpjekjen e saj për të ndryshuar stil jete.
Përmes një regjimi ushqimor, një ndërhyrjeje për të hequr dhjamin në trup dhe shumë palestër, Rozi tregon se ka humbur shumë kilogramë. Por…. as tani rrjeti nuk është i kënaqur.
Tani lexoj “jo po photoshop”, “jo si je bërë kështu”, “jo ke ndryshuar, nuk njihesh”. Unë e di se ç’do të thotë të jesh njeri i keq, se e kam pasur në shoqëri një të tillë, që në fytyrë të donte e në rrjetet sociale të mallkonte. Unë jam kjo që jam sot, me vullnetin tim. Thithu sa të duash, po nuk hëngre shëndetshëm, po nuk bëre palestër, po nuk hoqe dorë nga disa kënaqësira të stomakut, nuk arrin dot. Nga sot, të gjitha komentet “jo i ke rregulluar fotot”, “jo s’je me ti”, etj., etj, do t’i bllokoj. Ky është Instagrami im dhe nuk dua njerëz që para se të thonë një “bravo”, thonë fjalën e keqe. Çfarë dini ju sa kam hequr unë për të ardhur deri ketu ku jam sot?”