Aktori i njohur i humorit ka ndarë me banorët në shtëpinë e ‘BBV3’, një pjesë të historisë së tij nga e kaluara. Ai është kthyer pas në kohë, atëherë kur në shkollë të gjithë i thonin se do të përfundonte shitës domatesh e se nuk i ngjante aspak babait të tij.
Por siç tregon Juli në gjimnaz, ai arriti të bëhej pjesë e grupit të nxënësve më të mirë e me nota të larta, ku ndër të tjera thotë se ka marrë dhe disa medalje.
“Më thonin gjithmonë në shkollë se ti do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (bën me dorë poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vlla’. Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj un direkt fup”– tha aktori i njohur.