Mendohet se Getoar Aliu, i njohur nga publiku si Getinjo është arrestuar. Shkak për këtë u bë një postim i Mozzik në rrjetet sociale.
Ai ka ndarë në Instagram një fotografi të Getinjos nën mbishkrimin: “Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, inshallah! “
Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë, mendohet se arrestimi i Getit të ketë ndodhur në Zvicër.
Një detaj tjetër që ka rënë në sy, është fakti se Getinjo nuk figuron në rrjete sociale, pasi edhe llogaria e tij në Instagram është ç’aktivizuar.
Pak ditë më parë, nga xhirimet e videoklipit në Zvicër, Getinjo ishte shfaqur në një fotografi në Instagram me një shumë të madhe parash dhe qese CBD nën mbishkrimin: “Stop drogës. Kjo është CBD”.
Nuk dihet nëse arrestimi potencial lidhet me këtë shkak apo bëhet fjalë për diçka tjetër. Gjithsesi mbetet të presim e të shohim si qëndron e vërteta pas këtij lajmi.