Pas pushimeve të “tersit” që Efi kaloi në Francë, ku u sëmur keq dhe iu vonua fluturimi, më në fund ka vendosur të bëjë pushime të tjera në jug të vendit, ku u shpreh se ndihej më mirë se askund tjetër.
Pushimet në jug, Efi ka vendosur t’i kalojë me Mikelën, mikeshën e saj që nga “Për’puthen”, me të cilën iu bashkua edhe eksperiencës së BBV.
E meqë përmendëm BBV, Efi dhe Mikela nuk ishin vetëm, pasi dhe një tjetër banor iu bashkua pushimeve të tyre. Bëhet fjalë për Xhonatanin, parashutisti eksperienca e të cilit ishte e shkurtër brenda BBV.
Me sa duket, gocat kanë shkuar të takojnë Xhonatanin, për të nisur një fluturim me parashutë dhe disa momente i kanë ndarë edhe në Instagram me ndjekësit.