Marina Vjollca do e mbajë mend verën e 2023-it, pasi nuk po shkon siç e kishte planifikuar. Moderatorja ka pësuar një incident, duke lënduar duart, e për pasojë do duhet t’i mbajë të fashuara.
”Sa verë e bukur kjo”– shkruan Marina krah fotos ku ka treguar fashimin në dorë.
Ajo nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur, duke i lënë ndjekësit të shqetësuar për gjendjen e saj.
Kujtojmë se Marina është nënë e një vajze të vogël të quajtur Marget. Së fundmi ajo përfundoi edhe projektin ku prezantonte, “Klanifornian”, i cili mbylli rrugëtimin e tij televiziv, ku dhe ka njoftuar se do të vijë me projekte të reja në shtator.