Olta Gixhari dhe Xhonatan Islami njihen prej kohësh me njëri-tjetrin dhe kanë një miqësi të mirë mes tyre. Nëse e mbani mend hyrjen e tij në BBV, Xhonatani u penalizua që në javën e tij të parë të qëndrimit në shtëpi, për mesazhet që i dha Oltës nga jashtë, gjë që mundësoi daljen e tij nga shtëpia.
Ditën e sotme, Olta Gixhari shihet teksa është me mikeshën e saj dhe Xhonatanin në një varkë duke pushuar, por ai që ka marrë vëmendjen është mesazhi i Oltës për Xhonatanin dhe biznesin e tij.
“Nëse jeni në jug, dhe doni të bëni xhiro me varkë, vetëm me “Sky sport” mos udhëtoni sinqerisht. Gati na ka lënë varka këtu. Ja ky është shoferi (Xhonatani) komplet i patalentuar, as nuk di të fluturojë nga qielli as të lundrojë nga deti. Nuk do kënaqeni fare”
Po çfarë ka ndodhur me Xhonatanin dhe Oltën?! Në fakt, nuk ka ndodhur asgjë! Kjo është mënyra se si Olta ka zgjedhur të promovojë biznesin e shokut të saj, duke bërë “antireklamë” me humor.