Mërkuri këtë javë hyn në Gaforre dhe ndikimi i tij do të sjellë surpriza te çdo shenjë. Gjeni tuajën këtu poshtë dhe zbuloni çfarë do t’iu sjellë universi këtë javë!
Dashi
Mërkuri do të hyjë te Gaforrja këtë të hënë, për të të nxitur qe të komunikosh ndjesitë e tua. Do të përjetosh ca emocione që të bëjnë të dukesh si njeri “i dobët”, ama është shumë e rëndësishme për rrugëtimin tënd në vijim.
Demi
Ç’është përvoja pa emocionet e të gjithë aventurës që ke përjetuar? Mërkuri të motivon që të shprehesh që të kuptohesh më qartë nga të tjerët dhe Neptuni në prapavijë të fton të flasësh me njerëzit që ke lënë pas në të shkuarën, për një rilidhje të shumëpritur.
Binjakët
Si ndihesh për sektorin e parave? Mërkuri hyn në shenjën e Gaforres të hënën dhe të ndihmon që të përqendrohesh më shumë te financat dhe të gjenerosh më shumë të ardhura dhe të kesh më shumë sukses.
Gaforrja
Gëzuar ditëlindjen, Gaforre! Këtë javë do të jesh zjarr në aspektin e komunikimit, duke të bërë të flasësh dhe të shprehësh më shumë. Do të dish si t’i përdorësh fjalët dhe do të shigjetosh atje ku duhet, në çdo rast.
Luani
Është momenti të reflektosh! Planetet të thonë që të shërohesh nga e shkuara dhe të fuqizojnë në të tashmen. Është një punë e vazhdueshme, ama shumë frytdhënëse.
Virgjëresha
Merri në telefon gocat dhe cakto një mbrëmje vetëm për ju! Dilni, festoni, hani në darkë, bëni ç’të doni, ama flisni, sepse keni kaq shumë për të treguar! Ti Virgjëreshë do t’ia dalësh që gjatë kësaj jave të vendosësh balancën e duhur mes punës dhe jetës private.
Peshorja
Lëre zemrën të të udhëheqë! Mërkuri të frymëzon që të rilidhesh me njerëzit dhe talentet e tua, ndërsa prapavija e Neptunit të motivon që të bësh hapa të vegjël drejt suksesit.
Akrepi
Vendosi në funksion ato që ke mësuar. Mërkuri do që të përqafosh abstrakten dhe të panjohurën dhe çdo leksion të marrë, ta aplikosh në përditshmëri. Dil nga zona e rehatisë dhe sfido limitet e tua.
Shigjetari
Po ecën në rrugën e duhur dhe është momenti të shkosh më thellë, për të zbuluar të tjera gjëra të papara! Mjafton guximi, dëshira dhe të pranosh misterin. Do të jetë një periudhë paksa delikate dhe do të jesh më i/e ndjeshme se zakonisht, por do ia dalësh.
Bricjapi
E dimë tanimë, të kundërtat tërhiqen! Mërkuri hyn në Gaforre të hënën dhe të mëson strategji dhe leksione të reja, të cilat do t’i marrësh nga marrëdhënie dhe njerëz që më pak i pret.
Ujori
Hapat e vegjël të bëjnë që të shkosh larg. Ndërmerr disa hapa që mund të të duken të ngadaltë, por që do të të ndihmojnë të realizosh një ëndërr të madhe. Këtë fundjavë do t’i çosh sigurinë dhe aspektin financiar në një tjetër nivel.
Peshqit
Nuk është mëkat të tregosh diçka nga vetja, përkundrazi, të bën mirë që të forcosh marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Bëj biseda të reja dhe paksa sfiduese me njerëzit që të rrethojnë, që të marrësh vesh më shumë gjëra interesante.