Dea Mishel, e njohur më së shumti nga pjesëmarrja e saj në formatin ‘BBV2’, kohëve të fundit nuk është parë të jetë aktive nëpër rrjete sociale.
Më datë 8 prill, Dea njoftoi se ajo kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila kishte zgjatur për më shumë se katër orë.
“Kur do të shohim një ditë të bardhë?”– shkruan Dea përbri videos, në të cilën ka përmbledhur një sërë momentesh të vështira që ka kaluar nga momenti që ka qenë në spital, nga e enjtura e gjysmës së fytyrës e deri më sot – video së cilës me humor, Dea i ka bashkëngjitur parashikimin e Meri Shehut për shenjën e Virgjëreshës (shenja e horoskopit e Deas), ndërsa shkruan: “Meri, mbaj dorën”
Thoni pastaj që nuk dalin parashikimet e Merit! :p