Ish-banorja e BBVK2, Vesa Vllasaliu, ditë më parë në një intervistë deklaroi se i kishte prishur raportet me banoren tjetër, Edona James.
Mirëpo hatërmbetja mes tyre nuk zgjati shumë. Ato kanë postuar në InstaStory duke etiketuar njëra-tjetrën dhe duket se tashmë gjithçka ka mbetur në të shkuarën.
Dyshja gëzonin një shoqëri shumë të mirë pas daljes nga shtëpia më e famshme.
Duket se gjatë kohës së mosmarrëveshjeve, i ka marrë malli për njëra-tjetrën dhe janë rikthyer më të forta se kurrë.
Pra, mund ta themi hapur: “Çfarë ndodh në Big Brother, ngelet në Big Brother” 🙂